Maqedoni

Në fund të dhjetorit ASK do të ketë drejtor të ri

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se të mërkurën është ftuar në referim drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski për të dhënë llogari mbi mendimin pozitiv të ASK-së për shtetësinë e kontroversit ukrainas Oleksander Onishçenko. Siç deklaroi kryeministri, seanca e Qeverisë do të jetë e mbyllur. Ai gjithashtu tha se ASK do të ketë drejtor të ri së shpejti.

“Më pyetët nëse ASK do të ketë drejtor të ri. Po në 24 ditët e ardhshme ASK-ja do të ketë drejtor të ri i cili duhet të jetë profesionist”, deklaroi Kovaçevski./Adrian Kerimi/ALSAT