Kolumna

Avancimi i femrës shqiptare

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

AVANCIMI I FEMRËS SHQIPTARE

Dikur në kohërat më të hershme ishin vurë shumë barriera për femrën shqiptare. Këto barriera shumë i kanë penguar nënat, motrat dhe vazat tona për të qenë të barabarta me meshkujt. Për këto gjëra jam i bindur se shumëkush do të jap llogari tek Zoti i cili barabarsinë e femrës dhe mashkullit i vendos në kandar të barabartë. Në këtë rast nuk do të ndalem në të kaluarën, sepse ka shumë për të u thënë dhe për të shkruar. Në këtë shkrim dua të i shkruaj disa fjalë dhe fjali për ditët e sotme që më bëjnë shumë të lumtur që femra shqiptare sot nuk i ka këto barriera.

Mbi të gjitha sot femrës shqiptare i është hapur rruga e barabartë për shkollim të njejtë sikur mashkullit. Sot femra shqiptare rrugëton në zënien e diturisë e barabartë që nga shkollimi fillor deri tek ai më i larti. Ajo që sot më brengos është dhe dua të dijë se pse në shumë institucione sidomos udhëheqëse nuk është e barabartë me ate të një mashkulli. Ajo që dëgjojë një dhembje shpirtrore tek unë është se në mesin tonë kemi akoma individë ose grupe individësh jo që iu japin përparësi që në shumë institucione të jenë udhëeqëse femrat, por është shumë brengosëse se se pangohen dhe ky është një absurd mbi absurdet.Unë mendoj dhe qëndrojë në ate se ka ardhur koha që të vetëdisohemi dhe të i hapim rrugët e udhëtimit për vende udhëheqësë nëpër institucione në mënyrë të barabartë për meshkuj dhe femrat. Duhet njëherë e përgjithmën individve dhe grupeve të individve të u themë stop. Të ju themi ndaluni dhe mos e pengoni femrën shqiptare të jetë edhe ajo udhëheqëse e një institucioni.

Është turp i turpit, por edhe mëkat që disa individë përdorin edhe mënyrat më të fëlliqura për të e penguar një femër shqiptare të emrohet si udhëheqëse e një institucioni shtetror. Femr shqiptata duhet të avancohet dhe jo të pengohet.