Maqedoni

Për tre muaj, 12 milionë euro nga pikëpagesat

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) në tremujorin e dytë të këtij viti ka inkasuar pagesa në vlerë prej 745.037.340 denarë (12 milionë euro). Mjetet e grumbulluara janë 20.99 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në këtë bazë për këtë vit.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga pikat pagesore janë më të larta për 13,6 për qind, përkatësisht për 89.166.912 denarë.

NPRRSH në kuadër të nismës Ballkani i Hapur është një nga institucionet që duhet të zbatojë projektin e përbashkët për ngritjen e një pajisjeje të vetme të mbledhjes së pagesa nga pikat pagesore në vend, në Serbi dhe në Shqipëri.

Fillimi i projektit ishte paralajmëruar për në fund të shtatorit të këtij viti, por është ende në përgatitje e sipër.(MIA)