Maqedoni

Shpërthimi në Stamboll/ Erdogan falënderoi edhe Maqedoninë e Veriut për mbështetjen

Në një linjë të ndryshme nga ministri i brendshëm i vendit të tij, Suleyman Soylu, është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan , i cili në një postim në Twitter falënderoi një numër vendesh – përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe SHBA-në – për mbështetjen e tyre pas sulmit në Stamboll.

Në një postim në Twitter pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden , Erdogan shprehu falënderimet e tij për të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare që i shprehën mbështetjen e tyre Turqisë për sulmin terrorist, mesditën e së dielës në zemër të Stambollit.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë tregtinë dhe sigurinë, në margjinat e samitit të G20 , njoftoi presidenca turke.

Presidenti amerikan shprehu ngushëllimet e tij për viktimat e bombardimeve të së dielës në Stamboll dhe i tha Erdoganit se administrata e tij do të vazhdojë të mbështesë Turqinë në kërkesën e saj për avionë luftarakë F-16 , njoftoi Reuters, duke cituar deklaratën.