Aziri: Sulmi ndaj shqiptarëve godet bashkëjetesën në Kumanovë
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri, ka dënuar sulmin që ndodhi në Kumanovë, ku disa persona të maskuar kanë sulmuar dy qytetarë shqiptarë. Në një prononcim për gazetën LAJM, Aziri tha se këto ngjarje rrezikojnë qetësinë e qytetarëve dhe bashkëjetesën në Kumanovë.
“Sigurisht se janë ngjarje të shëmtuara të cilat e godasin dhe rrezikojnë qetësinë e qytetarëve, rrezikojnë stabilitetin e qytatarëve, krijojnë pasiguri. Aq më tepër kur shihet se është turmë e organizuar sepse bëhet fjalë për disa persona, flitet për një organizim që nuk vlerësoj që do të duhet të kishte vend në shoqërinë tonë”, tha deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.