E veshur si ushtarake dhe me shami në kokë/ Ja gruaja që vendosi bombën në sheshin e Stambollit
Shpërthimi i ndodhur mesditën e sotme në Turqi la pas 6 viktima dhe 53 persona të plagosur.
Presidenti Rexhep Tahip Erdogan në një dalje për media tha se ky mund të ishte një sulm terrorist dhe e përfshirë ishte një grua, ndërkohë që autoritetet turke po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkakun e shpërthimit që tronditi këtë të diel Stambollin.
Faqja turke ODA TV raportoi se një grua me gjatësi rreth 1.65, e veshur me rroba ushtarake dhe me shami në kokë u pa duke vendosur një pako në rrugën Istiklal.
Ndonëse fotoja është e paqartë ajo ka bërë xhiron e rrjetin duke u shpërndarë në mënyrë të shpejtë.
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan e cilësoi sulmin si “të pabesë”, duke theksuar se policët shkuan në vendin e krimit dhe të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës. Përpjekjet për të dorëzuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre, përfundoi Erdogan.