Kulturë

Intervistë: Shkrimtarja Merita Abazi vazhdon me krijimtarinë e saj letrare

Merita Abazi ka lindur në Tetovë në 6 mars 1955. Shkollimin e ka krye në qytetin e lindjes në shkollën fillore”Liria”. Shkollimin e mesëm në gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” në Tetovë. Studimet në Shkup në Universitetin ” Kiril i Metodi’ në Juridik dhe Albanologji. Që nga viti 1980 ka punuar në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Ku ka qenë gjithnjë një entuziaste e madhe e punës dhe lëndës.

Pas 40 vite përvojë pune, në 6 mars 2020 ka dalë në pension ku ka përcjellur shumë gjenerata maturantë dhe shumë nxënës. Kujton nderin dhe mirënjohjen që i është bërë nga kolektivi dhe nxënësit dhe është krenre që nga kjo vatër arsimi, shumë nxënës kanë zënë vende të rëndësishme në shoqëri.

BonZo: Ju jeni shkrimtare dhe autore e shumë botimeve dhe librave, çfarë inspiron në krijimtarinë tuaj?

Merita Abazi: Unë jam pasionante e leximit. Që e vogël e doja më shumë një libër se një ëmbëlsirë. Babai im ishte ndër pishtarët e parë mësues në Tetovë. Dashuria për arsimimin e popullit tonë të robëruar nga të huajt me shekuj, dëshira dhe vullneti i madh, dashuria ndaj punës dhe shetitjeve nëpër botë me leximin e librave, njohja e kulturave të ndryshme, si e vogël më frymëzonte pa masë. Nisa të shkruaj ditar që në shkollë të mesme. Aty i shpalosja vështrimet e mia, ngjarjet e përditshme në familje dhe në shkollë, analizoja veprat që i lexoja jashta lektyrave të domozdoshme. Kështu m’ u mblodh një material i bollshëm për të publikuar. Nisa me poezitë në rrjetin social në Fejzbuk. Më diktuan një pr dr Avni Presheva i Prishtinës që u bë redaktori im logjik i librit të parë “Imagjinata e endacakes” dhe receszenti prof. Nga Prishtina Syhejl Havolli. Libri u botua në maj të këtij viti në Tetovë Tani jam në përgatitje e sipër të një vepre me prozë . Janë kujtime të viteve gjashtëdhjetë e deri në ditët e sotme. Kam gati edhe një libër me tregime që të prekin në zemër e japin një mësim jetësor të rinjëve. Është në përgatitje e sipër edhe një libër me vështrimet e mia personale mbi veprat e autorëve tonë dhe botërorë. Unë lexoj pandërpre dhe shkruaj

BonZo: Na thoni më shumë për librin “Imagjinata e endacakes” dhe ku mund ta gjejnë lexuesit?

Merita Abazi: “Imagjinata e endacakes” është e kushtuar shokut tim të jetës , Ymer Abazit, është një vepër metaforike për një ëndërr, dëshirë, vullnet, është plot ne dashuri dhe vuajtje, me hamendje dhe shpresë, me pezm kundër padrejtësive që i shoh në shoqërinë tonë, kundër të metave njerëzore…poezitë shprehin një dashuri për vendlindjen, për atdheun për njerëzit, për fëmijët, për traditën tonë kombëtare, për miqësinë, të rejshme dhe të vërtetë, për kombin, flamurin, për të kaluarën tonë historike, për librin, abetaren dritaren e jetës…e shumë motive të tjera. Libri gjendet në bibliotekat e qytetit të Shkupit dhe Tetovës, nëpër bibliotekat e shkollat e e mesme të dy qyteteve, në shkollën fillore “Ismail Qemali”e’tj. Për blerje janë në tre libraritë e Tetovës: “Rilindja”, “Albas”dhe “Nobel”. Këtu në Shkup e vetmja librari u mbyll.

BonZo: Një mesazh për të gjithë të rinjt që ndoshta nuk shohin perspektivë në vendin tonë?

Merita Abazi: Situata momentale nuk premton shumë. Është çështja ekonomike, politike e kriza globale botërore. Por çdo gjeje , unë besoj se do t’ i vijë fundi.. Rinia jonë me të madhe e braktis vendin. Një porosi me fjalë dhe një poezi për të rinjtë. Mos e braktisni vendin. Mësoni shumë. Lexoni. Me dituri do të arrini shumë. Me një diplomë të vlerëshme do të jeni ndoshta në fillim një sherbetor por me punë do të bëheni mbret. Puna dhe leximi e fisnikëron njeriun. Fjala ime e fundit: lexoni, lexoni dhe shkruani. Një poezi. “Vatani thërret” flet shumë. Ps. Mbrëmë forumi rinor më ndau një mirënjohje për punën time deri më sot. Jam falenderuese të gjithë styre që më njohin dhe e çmojnë punën time.