Berisha: Për shtatë vite qeveria Rama vodhi 8 miliardë euro

Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë

Një mesazh Sali Berisha nga podiumi para kryeministrisë ku zhvillohet protesta e opozitës, e kishte edhe për ndërkombëtarët.

“Dy fjalë për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju, vendeve anëtare të BE, NATO-s, SHBA, të gjithë atë që ajo ka ndërtuar e ka ndërtuar të bazuar në vlerat që ju ndani me njëri tjetrin. Sot ju bëj thirrje, mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse ai është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh dua t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
Ai shtoi se për shtatë vite qeveria Rama vodhi 8.2 miliardë euro.