Kolumna

Makso zbatoe gjuhën shqipe në Kumanovë, kjo është gjuha edhe e zgjedhësve të tu

Ejup Berisha

Pse në qytetin e Kumanovës apo më konkretisht organet e pushtetit vendor atje nuk kanë vullnet dhe gatishmëri që ta zbatojnë gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare në teritorin e këtij qyteti shumetnik. Në Kumanovë jetojnë përfaqsues të disa bashkësive etnike por shumicë janë dy: 1.Bashkësia etnike maqedonase dhe 2. Bashkësia etnike shqiptare. Dhe organet e vetqeverisjes vendore atje duke e pausur parasyshë këtë fakt duhet të shprehin vullnet dhe të kenë gatishmëri që pahamendje ta zbatojnë gjuhën shqipe në teritorin e qytetit të Kumanovës e jo ta anashkalojnë dhe ta shmangin të njëjtën gjuhë. Nuk e kuptoj cila është logjika dhe ai mentalitet që i shtynë bartësit e pushtetit vendor në Kumanovë që të lejojnë pengimin e përdorimit të gjuhës shqipe përsëris të gjuhës të cilën e flasin gjysma e popullatës së këtij qyteti, një pjesë e të cilëve edhe kanë kontribuar që në zgjedhjet e fundit vendore të fiton Kryetari i kësaj Komune Maksim Dimitrievski. Athua vallë kryetari Maxi në këtë mënyrë duke e anashkaluar e shmangur përdorimin apo zbatimin e gjuhës shqipe në Kumanovë në këtë mënyrë po iu falenderohet zgjedhësve të tij atje. Maksimit duhet bërë me dije se me zbatimin e gjuhës shqipe në Kumanovë pëveq se që duhet ti respekton votuesit shqiptarë me këtë ai duhet ti zbaton edhe rregullat kushtetuese dhe ligjore sepse gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe ligjeve egzistuese të RMV-së edhe në teritorin e Komunës së Kumanovës duhet të je gjuhë zyetare.

Pra ku përpos në qytetin e Bajram Shabanit i cili në Luftën Nacional Çlirimtare LNÇ e ka dhënë më të shtrenjtën jetën e tij për clirimin e qytetit dhe për lirinë e banorëve të tij në mesin e tyre edhe për maqedonasit nga okupuesit fashist gjatë luftës së dytë botërore. Prandaj ta kursesh dhe anashkalosh përdorimin e gjuhës shqipe edhe nëpër mirnjohje të shqiptarëve të njerëzve të cilët kanë kontribuar për zhvillimin dhe për përparimin e arsimit dhe të kulturës në qytetin e Kumanovës është maja e hipokrizisë dhe absurd i llojit më të ulët.

Prandaj Maksit dhe bashkpunëtorëve të tij duhet bërë me dije se duke e anashkaluar dhe duke e injoruar gjuhën shqipe nuk ka bashkjetesë e përmirsim të mardhënjeve ndëretnike e as mirkuptim mes bashkësive etnike të cilat jetojnë në qytetin që e udhëheq Maksimi, i cili Kryetar I Kumanovës është edhe fal votave të shqiptarëve të cilëve nuk ua zyrtarizon gjuhën amëtare gjuhën shqipe.