Kolumna

Profesori nga Tetova: Z. Ramush Haradinaj, dënimi i historisë është tepër i rëndë!

ME SHKAS!

Shkruan: Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi, Tetovë

Z. Ramush Haradinaj, ku i mbështetni kundërshtimet për bashkëpunim me Qeverinë Kurti dhe kritikat e vazhdueshme ndaj kësaj Qeverie?
Tek interesat dhe pakënaqësia personale?!
Po Ju, si do t’i arsyetoni veprimet tuaja “alla Esat Toptançe”, vetëm e vetëm për të arritur tek kolltuku i “Freshidentit”.
Shqiptarët, tani më e kanë kuptuar se i hakmerreni kryeministrit Kurti, sepse nuk u zgjodhi president, por e zgjodhi Vjosën, sepse e vlerësoi verdiktin e popullit.
Natyrisht, Kurti nuk mund ta zgjidhte Ramush Haradinajn, i cili ia fali bjeshkët shqiptare Malit të Zi;
Kurti s’mund ta zgjidhte Ramush Haradinajn, të korruptuar deri në fyt;
Kurti s’mund ta zgjidhte Ramush Haradinajn, i cili koketonte me serbët;
Kurti s’mund ta zgjidhte Ramush Haradinajn, pa kurrfarë parimi, vetëm se sheh ëndërr që të bëhet president;
Kurti s’mund ta zgjidhte Ramush Haradinajn, i cili nuk kishte kurrfarë njohurie për marrëdhëniet ndërkombëtare;
Kurti s’mund ta zgjidhte Ramush Haradinajn, i cili nuk ishte i denjë profesionalisht (si politikan e diplomat) që t’i përfaqësonte shqiptarët e posaçliruar nga okupatori serb…!
Z. Haradinaj, dënimi i historisë është tepër i rëndë kur refuzojmë të bashkëpunojmë për të mirën e Atdheut dhe të kombit, vetëm pse nuk e shohim siç duhet të vërtetën, të verbuar nga interesi personal!