Maqedoni

Mickoski: Çështja e ndryshimeve kushtetuese është temë e mbyllur, nuk do të ketë!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot theksoi se do të marrë pjesë në takimin e lidershipit të thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“VMRO-DPMNE është një parti e përgjegjshme dhe shtetformuese dhe po, këtu po shpall se do të marr pjesë në një takim të tillë sepse ne kemi qëndrime dhe jemi të gatshëm t’i mbrojmë. Unë do të vij në mbledhjen e lidershipit, do ta them qartë dhe me zë të lartë, jo me njoftime apo informime të shkurtra përmes të cilave qeveria e shpall këtë mbledhje, se arsyeja më reale për të cilën një mbledhje udhëheqëse do të kishte përmbajtje është një bisedë për problemet reale të njerëzve që janë të uritur, dhe rrugëdaljen e të cilëve, ne dhe gjithë opinioni

Ai shtoi se sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kjo çështje është temë e mbyllur.

“Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këto rrethana dhe pa garanci për të ardhmen tonë evropiane të mbrojtur nga kushtet e ardhshme nga Bullgaria”, tha Mickoski.

e dimë këtu, janë zgjedhjet”, tha Mickoski.