Lirohet personi i dyshuar për kërcënime me bomba në shkolla të Shkupit është arrestuar gabimisht (Foto)
Pas dhjetë orë marrje në pyetje, policia mëngjesin e sotëm ka liruar 23-vjeçarin Nikolla Naumovski, i cili u ndalua dje në lidhje me raportimet për bomba në shkollat e Shkupit.
Nga MPB thonë se i kanë kontrolluar edhe shtëpinë.
“Me personin është bërë intervistë zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike është bërë bastisje në shtëpi, janë sekuestruar sende për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Nikolla Naumovski, i cili u ndalua, është anëtar dhe aktivist i platformës “Konzervativa.mk”, i cili mbrëmë në Facebook ka njoftuar se nuk ka të bëjë me kërcënimet me bombë në shkolla.
“Paaftësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe autoriteteve rezultoi me arrestimin e njerëzve të pafajshëm! Me përgjegjësi pretendojmë dhe mohojmë se anëtari ynë Nikolla ka ndonjë lidhje me këto ngjarje”, thuhet në reagimin e “Konzervativa.mk”.