Maqedoni

FSPI demanton VMRO-në: Drejtori Dritan Bexheti ka dorëzuar listën anketuese

Pas deklaratës së djeshme për media nga ana e Brane Petrushevskit – deputet i VMRO-DPMNE-së, me të cilën drejtori Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Dritan Bexheti, akuzohet për fshehje të pronës dhe mosdorëzimit të të dhënave në listën anketuese të Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kanë reaguar nga Fondi i Sigurimit pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut.