Kolumna

MUSA XHAFERI I BDI-se SIKUR BUJAR BUKOSHI I LDK-së

Ngjarjet e fundit ne BDI ne Maqedonine e Veriut dhe kryepersonazhi i perqarjes dhe konflikteve brenda saje,brenda partise me te sukseshme shqiptare, padyshim se eshte Musa Xhaferi dhe klika e tij e etur per pushtet e per baraktarlleqe te liga e ne dem te modernes shqiptare.

Ky personazh brenda BDI-se, te ngjane me ish -Kryeministrin e Qeverise se Kosoves ne ekzil Bujar Bukoshin, i cili e kishte lider Rugoven, por edhe e shantazhonte, i kryente njemije e nje poshtersira rreth tij dhe partise qe drejtonte ai LDK-ne.

Bujar Bukoshi e vjedhi dhe e plaqkiti fondin e Qeverise se Kosoves ne ekzil dhe Rugoven e shantazhoi gjithanshem u mundua ta ulte e ta poshtronte ne te gjitha menyrat.

Pas luftes se UÇK-se e pas hyrjes se KFOR ne Kosove, Bujar Bukoshi nuk pati te ardhme te mire dhe suksese te medha, sepse gjelozia ndaj Rugoves nuk e lejonte te prosperonte, por edhe Rugova nuk e avansonte, sepse Bukoshi kishte qene i padrejte ndaj tije dhe ndaj partiseLDK.

Ish- zv. Kryeministri i Maqedonise se Veriut Musa Xhaferi i mbeshtetur nga Izet Mexhiti, nga Blerim Bexheti, nga Nevzat Bejta e nga disa te tjere te parendesishem, te mashtruar e te manipuluar, e ka filluar nje ndermarrje te rrezikshme, ate te pengimit te Liderit Ali Ahmeti ne misionin e tij dhe te shpartallimit te partise me te sukseshme te shqiptareve ne Maqedonine e Veriut BDI.

Eshte e dhimbshme se si kaq shume e pengojne Ali Ahmetin, shoket e bashkepunetoret e tij te vjeter e te rinj, por edhe ata te cileve ju dha pushtet sikur zoti Mexhiti, sikur zoti Bejta e sikur zoti Bexheti.

Zoti Musa Xhaferi me kete hap te cilin e ka hedhur duke e penguar Liderin Ali Ahmeti, nese nuk ndalet, ai do ta fundose veten e tij, do ta njellose karieren e tij, do ta ule prestgjin e familjes se tij dhe do ta turperoje cdo te njohur e mik te tij qe e ka pasur, por edhe do ti gezoje armiqt e kombit shqiptar dhe ata do te ferkojne duart nga knaqesia e gezimi.

Ali Ahmeti dhe BDI nga perqarjet e fundit do te dalin me te forte e do te triumfojne, por padyshim se kjo do te ndihmoje edhe te shihen se kush jane miqte dhe bashkpunetoret e vertete ne BDI, por edhe cilet jane ata qe nuk shantazhohen dhe u bejne balle kercenimeve.

Rugova e ka udhehqur dhe konsoliduar LDK, kurse Bukoshi, ju ka sherbyer dreqit dhe te birit, dhe sot dergjet dhe jeton jeten me bisht nder kembe.

Ik nga kjo rruge zoti Musa Xhaferi, sa nuk eshte bere vone.

Mervan Musliu
Tetove, 31.10.2022