Maqedoni

Arrestohet “mbreti i drogës” në Maqedoni, gjatë aksionit konfiskohen miliona dollarë (Emri Video)

Një person i dyshuar si “mbreti i drogës” thouhet se është arrestuar lidhur me kapjen e metamfetaminës, heroinës dhe miliona dollarëve kesh në Australinë Perëndimore, pas një operacioni të madh të përbashkët ndërkombëtar.

Detektivët e Policisë së Australisë Perëndimore udhëtuan drejt Maqedonisë së Veriut pasi u lëshua një urdhër arresti për 27-vjeçarin Ilija Ristevski, ish-banor i qytetit Perth në Australi.

Policia pretendon se ai drejtoi koordinimin, importimin dhe shpërndarjen e drogave të paligjshme dhe parave të gatshme në shtet.

Detektivi John Hutchinson nga Divizioni i Krimeve të Rënda dhe të Organizuara të WA tha se njeriu nuk hyri në WA gjatë importimit të supozuar të drogës.

“Supozohet se ky mashkull 27-vjeçar drejtonte një grup të koordinuar dhe të sofistikuar droge, e cila ishte e përfshirë në importimin e sasive të mëdha të drogës në Australi”, tha ai.

“Më tej supozohet se ai e bëri këtë nga distanca, nga Maqedonia e Veriut dhe pjesë të tjera të Evropës, dhe ai kurrë nuk shkeli në Australinë Perëndimore gjatë këtij operacioni, edhe pse ai ishte banor i mëparshëm i WA.

“Ky është një zhvillim i rëndësishëm në luftën e vazhdueshme kundër furnizimit me drogë në Perth në Australinë Perëndimore.”

Burri erdhi në vëmendjen e Policisë së WA gjatë operacionit Comstock të vitit të kaluar, i cili çoi në sekuestrimin e drogës dhe parave të gatshme, duke përfshirë 3 milionë dollarë të fshehura në një kamion të ndaluar në kufirin Eucla.

Policia gjeti gjithashtu 1 milion dollarë para të gatshme në një furgon dhe 650,000 dollarë në një shtëpi në periferi të Kenwick në Perth.
Videon mund ta përcillni në këtë link: https://www.voxnews.mk/lajme/arrestohet-mbreti-i-droges-ne-maqedoni-gjate-aksionit-konfiskohen-miliona-dollare-emrivideo/