Detajet të reja – Ashpërsohen përplasje në takimin e BDI-së
Thellohen përplasjet në takimin e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, shkruan Alsat.
Mbledhja e parë që nga themelimi i këtij organi, me temën e llogaridhënies, po kalonë në atmosferë tepër të ashpër.
Pjesëtarët e kësaj kryesie, të njohur nga radhët e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për përgjegjësinë e ekzekutivit, i kryesuar nga Artan Grubi.
Dështimet dhe mungesa e punëve reale për shqiptarët, moszbatimi i shumë çështjeve që burojnë nga programi i partisë dhe ai i qeverisë së re, dhe shumë çështje të tjera brenda partiake, i janë numëruar zëvendëskryeministri Grubi në këtë takim llogaridhënës.
Anëtarët e kryesisë edhe më herët nuk e fshehën zhgënjimin, që pavarësisht dështimeve, Grubi zyrtarisht u promovua sot nga kreu i partisë, si shef i kabinetit të kreut të partisë.
Nga “Grupi i zjarrit”, theksojnë se këmbëngulin në marrjen e përgjegjësisë për dështimet, e jo në ngarkimin e tij me pozita të reja partiake.
Ky grup nuk e përjashton mundësinë e fraksionimit, në rast se përgjegjësia e zëvendëskryeministrit fshihet ose mbulohet nga lideri Ahmeti.