Maqedoni

Shkup, kërcënimet me bomba nuk janë dërguar as nga Gmail as nga Hotmail

Kërcënimet me bomba, autorët

Shumë gjëra që ndodhin në kompjuterë regjistrohen në ndonjë vend dhe sado që mendoni se jeni të mençur një ditë do të ju gjejnë. Inxhinieri i sigurisë kompjuterike, Bozhidar Spirovski në këtë mënyrë iu drejtua dërguesve anonim të postave elektronike që ditëve të fundit dërguan alarme të rreme për vendosje të bombave nëpër disa shkolla të Shkupit. Spirovski thotë se privatësia nuk nënkupton garanci për anonimitet të plotë, shkuan Alsat,

“Atë një që arrita ta shoh përmes mediave ishte dërguar përmes një serveri të quajtur Proton mejl, kjo është një prej shumë serverëve falas të postave elektronike në botë që secili mund të regjistrohet, pra siç është google dhe të ngjashme. Bëhet fjalë për kompani zvicerane, e cila thotë se ne e garantojmë privatësinë e përdoruesve të atij sistemi. Por privatësia nuk nënkupton garanci, anonimitet të plotë, privatësi nënkupton se ndoshta protomejl ka mekanizma të pengojë dikë prej jashtë t’ia lexojë personit e-mail-at, por kjo nuk nënkupton se protomail nuk ka mekanizma të mbrohet nga keqpërdorimi.”, tha Bozhidar Spirovski, inxhinier për siguri informatike.

Spirosvski thotë se organet hetuese duhet t’i drejtohen Zvicrës, në mënyrë që t’i marrin informacionet e nevojshme. Ai thotë se nuk do të jetë proces i lehtë por as edhe i pamundur.

“Kur proton mail t’ua kthejë mbrapa informatat se prej ku janë regjistruar përdoruesit, organet hetuese do të duhet gjithsesi të drejtohen drejt operatorëve kompetentë që kanë blerë këto IP adresa dhe të marrin më shumë informacione për atë se kush e ka përdorur atë IP adresë. Nuk do të ketë garanci se menjëherë si nëpër filma se do të futet një IP adresë dhe do të del emër dhe mbiemër, kjo nuk funksionon kështu, por në çfarëdo rasti organet hetuese me pyetje të mjafteushme do të marrin mundësi të mjaftueshme për gjetur dërguesit potencial. ”, deklaroi Bozhidar Spirovski, inxhinier për siguri informatike.

Komunikologu dhe njohësi i çështjeve për transformim digjital, Bojan Kordalov, thekson se në kohën kur bota ballafaqohet me kriza serioze, dukuri të tilla janë porosi serioze që institucionet duhet patjetër t’u përkushtojnë vëmendje sigurisë kibernetike.“Nëse në këto kriza, më herët flisnim për koronën, tani për krizën ekonomike, krizën e sigurisë apo krizën e luftës, nëse nuk na tregojnë se e vetmja rrugëdalje është bashkëpunimi, mirëbesimi, atëherë nuk mund t’i ndryshojmë punët. Puna kyçe është që secili qytetar duhet ta ndjejnë se këto institucione që financohen nga të gjithë janë tonat dhe jo se ato institucione punojnë për ndonjë pushtet, parti politike apo interesa të tjera. Kjo është çështja bazike që duhet të ndryshojë, nëse duam të bëjmë rezistencë.”. u shpreh Bojan Kordalov, komunikolog.

Tre ditë me radhë, shkollat e mesme në Shkup pranuan në adresat elektronike kërcënime për bomba, të cilat rezultuan të rreme. Me situatë të ngjashme para pak kohësh u ballafaquan edhe institucionet arsimore në Kosovë, Serbi, Mali të Zi etj./Alsat.mk