Afrim Gashi priti përfaqësuesit e partisë së Izetbegoviqit
Sot kisha kënaqësi që t’i pres në zyrën time miqtë e mi të Partisë së Aksionit Demokratik – Maqedoni: Xhelal Hoxhiq – kryetar; Admir Mullaosmanoviq – anëtar i Kryesisë së PDA-së në BeH; Senad Daca – anëtar i Këshillit Kryesor të PDA-së – Maqedoni dhe Sanadin Volonder – gazetar nga BeH, njoftoi kryetari i Alternativës Afrim Gashi.
Siç tha Gashi, me këtë rast është biseduar për bashkëpunimin mes Alternativës dhe PDA-së, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të thellë mes komunitetit shqiptar dhe boshnjak.
“AlternAtivA dhe unë do të jemi gjithnjë edhe zëri i boshnjakëve në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Gashi pas këtij takimi.