Katër pushkë, pistoletë dhe 250 plumba gjenden tek një 28 vjeçar në Manastir
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se ka ndaluar një 28 vjeçar nga Manastiri, në shtëpinë e të cilit janë gjetur katër pushkë, pistoletë dhe fishekë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje pasdite policët e Policisë kriminale në SPB Manastir kanë privuar shtetasin J.N, 28 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Musinci të Manastirit, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar katër pushkë, një pistoletë dhe rreth 250 fishekë të kalibrave të ndryshëm, përcjell INA.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.