Kosovë

“Kam dashur të dal para trenit”

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka ka rrëfyer një moment të vështirë në jetën e tij.

“Unë e kam patur mik të shpirtit Bekim Femiun, ai ka bërë vetëvrasje për shkak të një operacioni të dështuar që i shkaktoi paralizë në gjysmën e trupit. Unë vetë kur jam arratisur si i ri nga ish-Jugosllavia dhe kam kaluar nëpër Austri ishte temperatura -30° dhe ngaqë kam përjetuar një të ftohtë dhe humba në malet e Austrisë vetë kam menduar për vetëvrasja, kam dashur të dal para trenit”, tregoi Zeka për ‘FitStation’. /Ballkan web