Biden: Dua të kandidoj sërish për një mandat të ri

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka shprehur dëshirën për të kandiduar përsëri për një mandat të dytë.“Unë nuk kam marrë vendim formal, por është në synimin tim. Qëllimi im është të kandidoj sërish. Kemi ende kohë për ta marrë atë vendim,” tha Biden në një intervistë për mediat e huaja.

Çështja e së ardhmes politike e Biden do të jetë në qendër të vëmendjes për demokratët pas zgjedhjeve afatmesme të nëntorit, në të cilat partia po lufton për të mbajtur kontrollin e Kongresit.Tashmë, përgjigjet e Presidentit nëse ai do të bëjë një tjetër ofertë për Shtëpinë e Bardhë kanë ngritur dilemat për garën në 2024.

Në moshën 79-vjeçare, Biden është tashmë presidenti më i vjetër në historinë amerikane dhe, siç raportoi më parë CNN , programi i tij publik më parë ka çuar në pyetje rreth asaj se sa e gjerë një fushatë do të angazhohej nëse kandidon.