Kolumna

Na janë mbyllur sytë, apo i kemi mbyllur?

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Kam dëgjuar në të shumtën e rasteve në biseda se në policinë kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pozita komanduese shqiptarë dhe ate sidomos në regjionin e Kumanovës. Në vendet komanduese si komandanta janë të emëruar maqedonasë, ndërsa si zëvendësa ose ndihmësa të tyre janë shqiptarë. Ajo që për mua është absurd mbi absurdet është se si edhe në pikën kuftare në Bellanoc komandanti është i kombit maqedon, ndërsa zëvendsi ose ndihmmësi është shqiptare. A nuk është kjo një padrejtësi e madhe që komuna e Likovës është e banuar qindpërqind me populltatë shqiptare. Unë nuk e di se këta pushtetarë shqiptarë, këta ppolitikanë qofshin të pozitës apo të opozitës nuk e vërejnë një gjë të këtillë apo iu janë mbyllur sytë. Unë një gjë e di se asnjërit nuk i janë mbyllur sytë, por nuk duan të shohin për të i ruajtur postet e tyre. Vetëm vazhdoni kështu! Askush nuk i ka fajet pos neve si popullatë që ua japim votat për ato poste e pastaj ju shumë shpejt e harroni popullin duke vrapuar pas intereseve tuaja personale, grupore, klanore etj.Një ditë kur të ju hapen sytë do të pendoheni, por do të bëhet shumë vonë.

Kllokot, 22 tetor 2022