Ish zv/kryeministri i jep komplimente ministrit Osmani për buzëqeshjen e bukur!!! (Video)
Musa Xhaferi e shpall Bujar Osmanin ministrin me buzëqeshjen më të bukur
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi, ka ironizuar me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, i cili ditë më parë qeshi kur u pyet për punën e Këshillit Mbikqyrës në BDI, ku është anëtar Xhaferi. Ky i fundit tha se Osmani e ka buzëqeshjen më të bukur dhe eshtë ministri më i bukur.
“Ai është ministër i Jashtëm, ata të cilët e edukojnë i kanë thënë që ai duhet të jetë vazhdimisht i buzëqeshur, sepse ashtu e kërkon diplomacia. Ai buzëqesh bukur, është prej ministrave më të bukur ndoshta. Mua nuk më shqetëson ajo që ai në atë momentum mund të jetë kujtuar diçka dhe ka buzëqeshur, nuk ka të bëjë asgjë. Unë i kam dërguar një porosi miqësore, “kush qesh i fundit qesh më mirë”, kolegut Bujar Osmani” tha Xhaferi.