Kolumna

Të fortët e politikës shqiptare binin në gjumë si analfabetë, zgjoheshin me tituj shkencorë!

E pamundura, çuditërisht, u bë e mundur: të fortët e politikës shqiptare binin në gjumë si analfabetë, e zgjoheshin me fakultete e tituj shkencorë. Dinamika e ngjarjeve larg shqiptarëve zhvillohej si në shiritin e filmit. Përderisa shqiptarët që figuronin si pjesë e pushtetit (në qeverinë maqedonase) më shumë kujdeseshin për çështjet e tyre personale e grupore, pala tjetër, për qëllime djallëzore, duke përdorur modelet serbe të komprometimit të shqiptarëve, me qëllim të paraqitjes së tyre, gjithnjë para ndërkombëtarëve, si element problematik, përgatiste skenarë tmerruese…Bie fjala, ndodhi Sopoti, një ngjarje, dhimbja e së cilës nuk mund të përshkruhet më fjalë. Shumë vite më vonë, përkatësisht në vitin 2018, atyre që e pësuan rëndë nëpër burgje iu thanë shkurt: jeni të pafajshëm. E vërteta dhe sinqeriteti (guri) përballë gënjeshtrës (kodra e lartë) së manipuluesve (shqiptarë) politikë u bë çështje Sizifi. Shqiptarët menduan se politika ishte privilegj i secilit. Qasja e tillë nuk do të sillte asgjë pozitive, pos politizimit të të gjitha segmenteve jetësore. Politika u fut gjithandej, duke u bërë një lloj opiumi, pa të cilën nuk jetohej.
Shkelzen Halimi