Keqpërdorimi i makinave zyrtare, heshtje në Qeveri dhe BDI
Nga Qeveria dhe BDI-ja nuk përgjigjen për keqpërdorimin e veturave zyrtarëve nga funksionarët e partisë së Ahmetit në mbledhjen e kësaj të fundit në Tetovë. Ditë më parë zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska tha për mediat se do të kërkojë përgjegjësi nga zëvendëskryeministrin Artan Grubi por pa dhënë detaje se çfarë masash planifikon të ndërmarrë apo nëse ka kërkuar vecme llohari nga Grubi. Përdorimi i veturave zyrtare për punë partiake dhe personale të funksionarëve mbetet sëmundje pa shërim në vendin tonë. Kështu vlerësojnë ekspertët në vend duke komentuar përdorimin e veturave zyrtare të funksionarëve të BDI-së në mbledhjen e partisë të mbajture të shtunën në Tetovë. Katica Nikollovska nga Komisioni për Anti Korrupsion thotë se sjellja e këtillë joparimore tregon se ligjet nuk vlejnë për të gjithë në shtetin tonë, andaj duhet të ketë ndëshkime për keqpërdoruesit.
“Posaçërisht për personat e emëruar dhe të zgjedhur. Nuk dëshiroj të përgjithësoj por situata e mosndëshkimit të sjelljes së këtillë kontribuon edhe në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Dëshmitar jeni edhe Ju edhe ne se të gjitha automjetet keqpërdoren në proceset zgjedhore. Ne përpiqemi sa mundemi si Komision për anti-korrupsion ta dokumentojmë dhe ta tregojmë para opinionit të gjithë këtë, por derisa nuk ekziston ndëshkueshmëria për vepër të këtillë neve edhe më tej do na ndodhin keqpërdorime të këtilla të automjeteve zyrtare”, deklaroi Katica Nikollovska, Anti Korrupsioni.
Ekspertja Magdalena Mihajllovska, vlerëson se sjellja e ministrave që keqpërdorin automjetet zyrtare për qëllime partiake është fotografia e papërgjegjshmërisë së funksionarëve.
“Për fat të keq kjo është vetëm një fotografi për shpenzim të papërgjegjshëm të harxhimit të parave publike dhe për asnjë lloj llogaridhënie e as përgjegjësie për sjelljen e këtillë, posaçërisht tani në kohë krize kur shpenzimi me përgjegjësi dhe çdo denarë është i rëndësishëm që shteti të mund të funksionojë në kushte të mungesës energjetike, energjisë së shtrenjtë dhe para periudhës së dimrit kur kjo mund të jetë tepër e tmerrshme për shoqërinë”, tha Magdalena Mihajllovska, eksperte.
Në Mbledhjen e BDI-së të shtunën vetë zëvendëskryeministri Artan Grubi u kap nga mediat se si doli nga vetura zyrtare për të marrë pjesë në mbledhjen e partisë. Ndërsa vitin e kaluar vetë ministrat e Qeverisë miratuan rregullore për moskeqpërdorimin e veturave zyrtare për interesa private dhe partiake nga ana e ministrave dhe funksionarëve tjerë të pushtetit, rregullore e cila nuk respektohet po nga këto ministra./Alsat.mk