Maqedoni

VMRO: Për shkak të paaftësisë së Qeverisë qytetarët dhe kompanitë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon

Partia opozitare më e madhe në vend VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë duke u shpprehur se ato janë shkaktar kryesor që qytetarët dhe bizneset në vend paguajnë rrymën më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit.

Si qytetarët ashtu edhe bizneset në Maqedoni paguajnë rrymën më të shtrenjtë në krahasim me rajonin për shkak të paaftësisë së qeverisë. Qytetarët maqedonas paguajnë deri në 50% fatura më të shtrenjta se qytetarët e Serbisë dhe Kosovës dhe 15% më shtrenjtë se Turqia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia.

Sipas tyre kur ato ishin në pushtet kompanitë e vendit paguanin rrymën të katërtit më lirë në Evropë ndërsa tani me Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI në Evropë kompanitë maqedonase paguajnë rrymën e tetë më të shtrenjtë në Evropë.

Kompanitë maqedonase paguajnë rrymën e 8-të më të shtrenjtë në Evropë, ndërsa kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE, paguanin të katërtit më lirë. Rënia e shtrenjtë e energjisë elektrike është kryesisht për shkak të prodhimit të vogël vendor që është rezultat i paaftësisë në menaxhim.

Sipas VMRO-së me këtë ritëm të çmimeve të energjisë elektrike, një numër i madh i kompanive po përballen me probleme gjatë prodhimit dhe punës.