Shqiptarja nga Kumanova jep betimin në Kuvendin e qytetit të Gjenevës
Open-TV shkruan se shqiptarja Hanumsha Ajdini-Qerkini është zgjedhur deputete në Kuvendin e qytetit të Gjenevës.
Kjo është hera e dytë që ajo zgjidhet deputete, në zgjedhjet e mbajtura para një viti. 47-vjeçarja mbrëmë ka dhënë betimin, ndëra vjen nga partia e Gjelbërtëve. Zonja Hanumsha Ajdini-Qerkini është me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës.
Ajo ndihet shumë e lumtur që për herë të dytë fiton mandatin e deputetes në kuvendin e qytetit të Gjenevës./Open-TV