Maqedoni

Familja ka identifikuar trupin e pajetë të 22-vjeçarit nga Kumanova, do të bëhet edhe autopsia

Pasi që mëngjesin e sotëm, respektivisht rreth orës 10:40 në rrjedhat e lumit Vardar u gjet një trup i pajtë, në afërsi të kazermës “Erebinë”, familja e ka identifikuar dhe e ka njohur se trupi është i Erdon Ramadanit, 22-vjeçarit i cili me 27 shtator me veturën “VW Golf” ra në ujërat e Lumit Vardar.

“Pas gjetjes së trupit, identifikimi është kryer nga familjarët më të afërt të E.R. Ekzaminim është kryer nga mjeku i Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë të trupit”, ka bërë të ditur Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.