Do të mbeten faqezinj gjatë tërë jetës së tyre
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Nëse ndalemi vetëm pak të mendojmë, por edhe të analizojmë fenomenin e marrjeve postesh të një individi ose grup individësh në parti politike ose në pushtet shumë lehtë vijmë tek e vërteta.
Pjesëmarrja në parti politike ndahet në dy pjesë.Njëra pjesë është se dikush aq shumë kontribon në një subjekt politik, por nuk arrinë të marr ndonjë post në parti, por as të avancohet nga partia në ndonjë post në pushtet.Pjesa e dytë është janë ata të cilët nuk kanë kontribuar aspak në atë subjekt politik ku aderojnë, por arrijnë të marrin poste të larta në parti, por edhe poste të larta në pushtet.
Disa nga themeluesit dhe kontribuesit në një subjekt politik bien ndeshë dhe nuk pajtohen me ate kur dikush u sjellë parashutista me qëllime të caktuara. Për kryerjen e detyrës së spionimit. Këta të pjesës së dytët ngriten lartë në poste.Njëherit po të tillët mbështeten nga disa udhëheqës të lartë në parti për të i eliminuar kontribuesit dhe themeluesit.
Mu një gjë e këtillë sjellë edhe paknaqësitë tek të merituarit dhe tek ata/ ato të pamerituarit.Pjesa e atyre të cilët sillen në një parti si parashutista dhe avancohen në poste partiake dhe pushtetare janë individë ose grupe individësh që luajnë rrolin e spiunave. Janë vegla të atyre që i avansojnë.
Le të zgjat sa të zgjat një ditë vjenë dhe plasë molla e sherrit për përçarje apo për ndarje.Sido që të jetë në fund triumfuajnë ata/ ato që kanë kontribuar dhe janë përbuzur, ndërsa ardhacakët në parti pasi të shfrytzohen nga mentorët e tyre mirë e mirë, atëherë mu këta spiunat shtrydhen si limoni dhe përfundojnë karierën e tyre me njollë dhe mbeten faqezinj për gjenerata e reja brez pas brezi.