Gazeta më e madhe gjermane godet keq Ramën
Gazeta më e madhe gjermane dhe e përditshmja e referencës në qarqet politike të Berlinit FAZ, i ka kushtuar një shkrim të gjatë, fshikullues marrëdhënies së kryeministrit Edi Rama me mediat. Teksa citon presidenten e Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, që shprehej se se Shqipëria i plotësonte kriteret për hapjen e negociatave,
Frankfurter Allgemeine Zeitung shtron pyetjen retorike pyetjen: “Shtyp i lirë?” Gazeta vijon duke sqaruar se ky lavdërim që Leyen bëri për vendin iu duk si tallje gazetarëve shqiptarë. Kjo për shkak se liria e shtypit në shtetin e vogël ballkanik me 2.8 milionë banorë nuk po ecën fare në drejtimin europian: mediet më me ndikim kontrollohen nga një grusht sipërmarrësish dhe politikanësh të pasur, dhuna kundër gazetarëve është e përhapur dhe ligjet e medias mbrojnë kryesisht më të fuqishmit.
Artikulli i FAZ vijon duke u shprehur se Shqipëria zë vendin e fundit në Ballkan në klasifikimin e Reporterëve pa Kufij.
“Në klasifikimin aktual të Reporterëve pa Kufij, vendi renditet i 103-ti nga 180 shtete – renditja më e keqe në Ballkanin Perëndimor”, nënvizohet në shkrimin e gazetarit Briger Schuetz. Schuetz i referohet edhe rasteve konkrete, duke u detajuar edhe tek konfiktet e kryeministrit me gazetarin Klevis Muka, i cili pyeti ministren e Jashtme Olta Xhaçka për një konflikt të mundshëm interesi mes pozicionit të saj dhe punëve të bashkëshortit të saj, një investitor me ndikim në sektorin e turizmit. Ai u përjashtua nga konferencat për shtyp të kryeministrit për tre muaj. Gazeta gjermane thotë kërcënimi i riedukimit është për shumë një kujtim i represioneve brutale të diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha. Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se kjo nuk është hera e parë që Rama zgjedh të ndëshkojë gazetarët, duke përmendur ‘dënimin me riedukim’ të gazetares Ambrozia Meta, ligji represiv i medieve apo dhe rastet e përsëritura të dhunës policore ndaj reporterëve.
Me elegancë gazeta vë në dukje edhe anormalitetin e kolegëve të saj gjermanë që botojnë artikuj të sponsorizuar nga qeveria shqiptare.
“Dështimet e Ramës nuk janë problem në shumë gazeta gjermane dhe pak dihet për gjendjen e lirisë së shtypit në vendin e vogël ballkanik. Ndërsa kryeministri shqiptar promovonte bisedimet e anëtarësimit të vendit të tij në BE në Gjermani në gjysmën e parë të vitit, ai u lejua të filozofonte në “Welt” për realitetet e reja gjeopolitike në Ballkan dhe nevojën për anëtarësim në BE. Në një intervistë për “Frankfurter Rundschau” në korrik, Rama ka folur për të shkuarën e tij si basketbollist profesionist dhe kryebashkiak i kryeqytetit Tiranë. Pyetje kritike për lirinë e shtypit? Asnjë!”, shkruhet në artikullin e FAZ.
Fushatat e urrejtjes kundër gazetarëve janë bërë të zakonshme
Shkrimi i prestigjozes gjermane thekson se kryeministri autokrat shqiptar nuk e duron dot median e lirë. Për ta evidentuar edhe më tepër këtë fakt, artikulli përmend episodet kur Rama tallej me gazetarët para kamerave duke i etiketuar si kazanë, parazitë, derra dhe prostituta.
“Pas tiradave të Ramës është një zemërim i thellë ndaj punës së medias së lirë: gazetarët përhapin qëllimisht lajme të rreme dhe gënjeshtra dhe shpifën politikanë dhe individë privatë në internet, pohoi ai gjatë fjalimit të tij të hapjes në Forumin Mediatik të OSBE-së në Evropën Juglindore në Tiranë tetorin e kaluar. Dëmi i shkaktuar ishte i ngjashëm me atë të shkaktuar nga propaganda naziste, pedofilia ose terrorizmi. Diku tjetër, kryeministri shqiptar identifikoi gazetarët si një nga shkaktarët e gjendjes se keqe te vendit” shkruan gazetari Briger Schuetz.
FAZ vijon duke shkruar se agresioni verbal nuk është rruga e vetme që kryeministri Rama dhe ministrat e tij përdorin. Shumë shpesh ata marrin edhe masa ligjore. ‘Gazetarët e pabindur’ paditen rregullisht për shpifje. Fushatat e urrejtjes kundër përfaqësuesve të shtypit janë gjithashtu të zakonshme. Për shembull, media pro-qeveritare e cilësoi gazetaren britanike me bazë në Shqipëri, Alice Taylor, si një spiune ruse në shkurt të vitit 2019.
Si të mos mjaftohej me kaq, gazeta vijon duke thënë se Rama kufizon rrjedhën e informacionit për gazetarët e pavarur me të gjitha llojet e rregulloreve dhe ligjeve. Forma më e njohur është e ashtuquajtura paketë anti-shpifje, e cila u miratua në fund të vitit 2019 dhe është lënë në pritje për momentin. Kjo paketë legjislative synon të zgjerojë masivisht kompetencat e autoritetit mbikëqyrës të medias shqiptare AMA, gjoja për të marrë masa kundër fyerjeve dhe lajmeve të rreme në internet. Për shembull, AMA mund të urdhërojë që artikujt në internet të hiqen nëse përmbajnë të pavërteta. Nëse redaktorët në fjalë nuk reagojnë, kërcënohen gjoba deri në 6500 euro apo edhe mbyllja e të gjithë faqes së internetit. Për shumë kritikët kjo është forma që Rama ka zgjedhur për ta kthyer AMA-n në një agjenci censurimi.
Kritika e padëshirueshme
Edhe më absurde duket krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, e cila është themeluar shtatorin e kaluar. Superautoriteti i ri ka marrë përsipër punën e marrëdhënieve me publikun të qeverisë, të gjitha ministrive dhe autoriteteve dhe cilësohet nga gazetarët shqiptarë si një ministri propagande. Ai drejtohet nga Endri Fuga, i cili ka qenë drejtor i komunikimit i Ramës për nëntë vitet e fundit.
Por sado i fuqishëm dhe i vendosur që është Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, ai njëkohësisht është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kritikave për përkeqësimin e lirisë së shtypit.
“Në Shqipëri nuk intimidohet media dhe as nuk pengohen liritë e gazetarëve,” shkroi Rama në Twitter kur vendi i tij ra në indeksin e shtypit të Reporterëve pa Kufij, në fillim të majit. Ai vijoi duke shtuar se gjyqet, dhuna policore dhe fushatat kundër gazetarëve nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra dhe fantazi.
Kjo deklaratë kaloi kryesisht pa u vënë re jashtë vendit. Por në vend shpërthyen kritikat dhe memet që jo vetëm tregonin sa larg realitetit kjo frazë është, por edhe talleshin me faktin se si një vend i tillë mund të ishte ulur në tryezën e madhe e Europës së bashkuar.