U promovua libri me poezi “E PATHËNA” e autores Anita Pajaziti
U promovua në Tetovë libri me poezi ,,E PATHËNA,, e autores Anita Pajaziti, anëtare në departamentin e të rinjëve të Shoqatës së Shkrimtarëve ,,Oeneum”.
Në vazhdimësinë e përkrahjes dhe mbështetjes së talentëve të rinj edhe ky promovim ishte i radhës, ashtu si edhe i disa krijueseve të tjera, në bashkëpunim me Shoqatën e shkrimtarëve Oneneum.
Për librin fjalë rasti mbajtën Adem Abdullahu, poet, Daim Ilazi, poet dhe Behare Neziri, kryetare e Shoqatësw shkrimtarëve Oneneum.
“Dëshira për të shkruar poezi, në veçanti tek hapat e parë është një elan i madh që duan krijuesit e rinj ta pikturojnë në poezi, besoj se autores në fjalë t’i jep një vullnet, për t’u kalitur, që nesër të merr formë dhe të ketë motiv për të trajtuar tema të mëdha, për ta arritur gjuhën estetike dhe, t’i gjejë temat për t’i trajtuar e për të lulëzuar mes nesh si një poete”- tha Behare Neziri.
Anita Pajaziti, autorja e librit, theksoi se tematikat që ajo i përfshin në poezi janë nga jeta e përditshme, botën e jashtme të qenieve njerëzore, në realitetin ku jetojmë në mesin tonë, të pathanat që ajo nuk i thot i përcjell si mesazh tek lexuesi.