34 vite nga demonstratat në Kumanovë në mbrojtje të barazisë, gjuhës e shkollës shqipe!
Shkruan : Ahmet Asani
Për demostratën e 29 gushtit 1988 në Kumanovë, e organizuar në mbrojtje të gjuhës e shkollës shqipe, mund të them se ishte një nga demostratat më të fuqishme te vitit, brenda trojeve etnike shqiptare nën federatën Jugosllave!
▪︎ Kërkesës për gjuhë e shkollë shqipe, per drejtësi barazi iu bashkua gjithë popullata e qytetit dhe fshatrave të Kumanovës! Kjo demostratë tërboi Beogradin, qendër kjo politike prej nga buronte çdo e keqe e kohës! Beogradi e Shkupi kishin dhanë urdhër që demostrata e 29 gushtit 1988 të shtypej me dhunë e me denime të rënda!
▪︎ Në fakt Kumanova ishte vendi ku po bëhej prova e parê, pas Kumanoves dhe qyteteve tjera shqiptare në Maqedoni, në radhë ishte Kosova! Stacioni i policisë në Kumanovë dhe burgu i Kumanovës u mbushën plotë e përplotë me shpiptarë! Nga që nuk kishte më vend në burgun e Kumanovës, protestuesit u dërguan nëpër qytete tjera të Maqedonisë!
▪︎ Nuk di për sjelljet e policëve nëpër burgjet e stacionet policore të qyteteve tjera, por në Kumanovë kam parë me sytë e mi qyshë policët bënin gara se cili do sillte më shumë dhe cili do shante me keq në baza kombëtare protestuesit shqiptarë!
▪︎ Krijuesi nuk fal shpirtëra të keqi, është Fryma Njerëzore ajo e cila e shtynë njeriun të bëjë vepra të keqija e jo shpirti! Ishin Fryma moniste antinjerëzore komuniste dhe ajo e urrejtjes fetare e ngjizur nder shekuj nga kisha sllavo-ortodokse, që shtynin keta policë e inspektorë të përdornin dhunë ndaj shqiptarëve!
▪︎ Në vend të dialogut njerëzor pushteti i atëhershëm zgjodhi rrugën e dhunës! Ndaj nxënësve, prindërve e arsimtarëve shqiptarë, që protestuan kundër ketyre masave të dhunshme, antiligjore, antikushtetuese, e antinjerzore, u perdorë aq dhunë e madhe sa që disa demostrues mbeten me pasoja gjatê tërë jetës së tyre, kurse disa vdiqën pak kohë pas vuajtjes së dënimit!