Jemi krenar me ty Kryeministër!
Përgjat Fanit e deri të Ura e Matit
Shanë e shanë e shanë, do analfabetë, do shpirt zi e t’shitun, do frigacak që mëshefën mbas UÇK- së e shajnë, e kërcnojnë, e shantazhojnë, pa ditë se çfarë domethanje kishte reprika ime tek nji koment skandaloz!
I zbrazën lopatat me m…t, vetëm pse e përdora fjalinë e ish deputetës, (jo tue shtua, jo tue shpif)! Ajo e kishte ofendua Kryeministrin, që kërkoi nga Kfori, ti shtoi forcat n’Kosovë, tue i thanë; “s’hihet dhandërr pa e pasë senin me veti”!
A i ka hije nji zonje kjo fjalë?!?
Unë, fjalinë e saj e ktheva të koha e luftës, si kundërpërgjigje, kur ajo po bahej nuse (liri) Kosove, me krushqit e Kforit!
Atëherë kërkuen ndihmë (edhe pse sendet i kishin me veti, nisoj si Albini që kërkon ndihmë, pa e pasë senin me hi dhandërr, sipas zonjës n’fjalë!
Ku asht fyemja?
Por unë po i kërkoj falje zonjës se nderuar, por ju që vjellni e kutërboni pleh, kur do të mësoheni me i kuptua gjanat ashtu siç janë, jo siç iu konvenon juve e padronëve tuaj?
Tani: Kend me përgëzu për marrveshjen shumë t’pritun përveç Albinit, dhe kujt me i kërkua falje për fymje e shantazhe?
Juve? Analfabetëve!?
Jo kurrën e kurrës! Ju s’e meritoni fjalën e mirë!
Albin.
T’kam randua deri n’palcë dje e pardje, por sot po t’them: Urime Ty e paraprakëve tu për marrveshjen e lëvizjes së lirë
Vazhdo tutje, se lehjet kurrë s’pushojnë!
Çun Lajçi
Tiranë, 27.08.2022