Gjykata e Strasburgut pranoi sot lëndën e pjesëtarit të Grupit të Kumanovës
Gjykata e Strasburgut ka pranuar sot lëndën e pjesëtarit të Grupit të Kumanovës, Fatmir Reçica, njoftoi avokati i tij, Ibraim Bajrami.
Këtë informacion e ka shpërndarë në rrjetet sociale si “lajm të mirë” edhe vetë Reçica. Ai është optimist se Strasburgu do të vendosë në favor të tij.
Në vijim postimi i plotē i Reçicës:
LAJM I MIRË
Familjar, miq, dhe shokë të nderuar.
Më lejoni të ju njoftoj se sot me njoftojë Avokatin im Ibraim Bajrami se lënda ime që i është drejtuar Gjykatës të Strasburgit që nga data e vendimit me datën 02.07.2022 në cilësinë Burgosurit politik dhe luftëtarit të UÇK-së.
Atje do të dëshmohet e vërteta ime njëashtu për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, keqtrajtimet e mija torturat dhe shumë të pa thëna në publik vetëm se krenaria e mund dhimbjen duke mos i harruar për as një sekondë Heronjtët e Kumanovës dhe shokët e mbijetar të Tradhtisë me 09.05.2015 që
tashme ndodhemi nëpër burgjet e Maqedonis, do të dëshmohet se Kryengritja e Armatosur ishte lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që te gjitha ato që ndodhen në Lagjën e Trimave në Kumanovë Terrorin e bëri shteti Maqedon shkatrroji 120 shtëpi dhe 78 ishin më të pa banuara në pragun e shtëpijave popullit tonë.
Dhe pikërisht në ditën e Evropës me 09.05.2015.
Ballin lartë e kurrizin drejtë, e gjithmonë krenarë me UÇK-në tonë.
Rrnoftë kjo ushtri Çlirimtare që jehonë i dha populli ynë i shumë vuajtur, Grupi Kumanovës nuk do të harrohet asnjëherë aty ku flitet shqip.
Me respekt !
i juaji i Burgosuri nga Burgi
I idrizoves luftëtari i UÇK-së Fatmir Reçica !