Pjesëmarrje nga Maqedonia e Veriut në dasmën e djalit të kryeparlamentarit të Turqisë, Mustafa Shentop
Mehmet Selahaddin Shentop, djali i Mustafa Shentop, Kryetar i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), u martua me Ajshgyl Akbullut në një ceremoni dasme të mbajtur në Stamboll.
Në dasmë morën pjesë Afrim Gashi, kryetar i Partisë Alternativa nga Maqedonia e Veriut dhe Furkan Çako, ish-ministër i Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Kuvendit Mustafa Shentop falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e dasmës.
Burimi: DHA