Maqedoni

LSDM: Opozita ka pësuar humbje debakël në zgjedhjet e djeshme

VMRO-DPMNE: KOVAÇEVSKI TË JAPË DORËHEQJEN MENJËHERË

LSDM thonë së VMRO-DPMNE-ja opozitare ka pësuar humbje debakl në zgjedhjet e djeshme.

Ato gjithashtu shtojnë së Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE pësuan edhe një tjetër humbje zgjedhore.

“VMRO-DPMNE-ja nuk ka përkrahje te qytetarët. Mickoski dhe VMRO-DPMNE vazhdimisht debatonin vetëm për zgjedhje dhe asgjë tjetër. Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale ka pasur në dy komuna dhe në të dyja komunat VMRO-DPMNE ka përjetuar debakel. Kandidati i LSDM-së bindshëm dhe me diferencë të madhe fitoi në Mavrovë Rostushë ndaj kandidatit të VMRO-DPMNE-së me 1300 vota diferencë”

Në Qendër Zhupë VMRO-DPMNE u mund sepse me bojkotimin e tyre donin të dështojnë zgjedhjet, por kandidati i koalicionit qeverisës fitoi me mbi 3000 vota. Në komunën e tretë ku janë
mbajtur zgjedhjet për këshilla, në Tetovë, VMRO-DPMNE ka rënie të vazhdueshme dhe drastike të votave që nga zgjedhjet e fundit, ndërsa numri i këshilltarëve në këshillin e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së mbetet i pandryshuar.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja thuan se kanë fitore e dyfishtë në Tetovë, dhe se Kovaçevski duhet të jep dorëheqje dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme menjëherë.

“Qeveria e LSDM-së është delegjitimuar rëndë nga një numër i madh i qytetarëve. Raporti i votave në mes të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Tetovë është dy me një, tek këshilltarët katër me dy, nëse e pasqyrojmë në nivel të Maqedonisë, raporti si në vota ashtu edhe në sondazhe është 400.000 vota për VMRO-DPMNE, dhe 200.000 vota për LSDM-në. Kjo do të thotë se VMRO-DPMNE do të kishte aktualisht 55 deputetë, LSDM 27 me gjithë koalicionin e tyre. VMRO-DPMNE aktualisht ka 50 kryetarë komunash, LSDM 10. Në 10 qytetet më të mëdha të Maqedonisë qeveria është totalisht e delegjitimuar dhe në Shkup, dje në Tetovë, më parë në Gostivar, Kumanovë, Manastir, Prilep, Ohër, Shtip, Veles, Koçan, Kavadar dhe në shumë vende të tjera. Kjo do të thotë se Maqedonia duhet të shkojë në zgjedhje sa më shpejt”

Ato gjithashtu shtojnë së Maqedonia duhet sa më shpejt të ketë një qeveri sa më të aftë dhe të përgjegjshme, e cila do ta kalojë Maqedoninë në këtë krizë të vështirë, intensive që po vjen dhe për të cilën qeveria është krejtësisht e papërgatitur. /KlanMacedonia/