Ne duhet t’i ruajmë traditat tona!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Është për të u çuditur se si ne shqiptarët në vitet e fundit kemi filluar ti i harrojmë traditat tona. Disa shkojnë aq larg saqë turprohen prej traditave tona shqiptare në vend se të krenohen. Vetëm me ruajtjen dhe kultivimin e traditave tona ne mund të e ruajmë identitetin tonë komnëtar, kulturor dhe gjuhësor. Ne nuk kemi nevojë të marrim tradita të huaja nga perendimi apo nga lindja dhe ato të ia mbjellim gjeneratave të reja pas nesh. Ne më të moshuarit jemi ata/ ato të cilët/ cilat me një dashuri të madhe të ia mbjellim ardhmërisë sonë traditat tona të cila ne i trashiguam nga të parët tanë. Ne nuk kemi nevojë të marrim tradita as nga lindja e as nga perendimi, sepse ne i kemi traditat tonr autoktone të cilat janë përcjellur brez pas prezi. Në kohën e fundit jemi dëshmitar se disa individë ose grupe njerëzish duan të na sjellin dhe të na mbjellin tradita në mesin e popullit shqiptarë.
Disa mundohen të na sjellin nga perendimi, disa të tjerë nga lindja. Ne nuk kemi nevojë për asnjërën, sepse i kemi traditat tona që duhet të i kultivojmë siç i kanë kultivuar të parët tanë, Ne nuk dua as të i shesim dikujt traditta tona, por as nuk duam të blejmë nga të tjerët, sepse jemi një komb që posedonë traditat e veta debabadem. Dihet mirëfilli se gjuha jonë amtare shqipe është një e lashtë e të parëve tanë. Ne duhet të e flasimin gjuhën tonë të nënës dhe jo një gjuhë të huaj e që në atë gjuhë na flasin fëmijët tanë, sepse gjuhën shqipe nuk dinë të e flasim. Lloj- lloj tradite na imponohet te brezi ri e që nuk ka të bëjë fare me traditat tona shqiptare. Ne nuk duhet të i lejojmëtraditat e huaja të na futen në shpirtin e fëmijëve tanë. Ne duhet me mish e shpirt fëmijëve tanë të ia mbjellim në shpirt traditat tona shqiptare. Me shumë gjëra që shohim sot është për të u çuditur kur shohim se shumica e njerëzve shqiptarë mbjellin dashuri ndaj gjuhëve të huaja dhe në anën tjetër fëmijët e tyre nuk dinë të flasin shqip. Motra me motrën nuk komunikojnë shqip, sepse nuk e dinë gjuhën shqipe. Komunikojnë në gjuhë të huaj. Këtu shihet interesimi i shumë familjarëve që jetojnë në perendim nuk janë të interesuar për ta mbjellur dashurinë ndaj gjuhës amtare shqipe. Ky është një absurd mbi absurdet. Jo vetëm gjuhën dhe identitetin kombëtar duhet të mbillet me rrënjë në shpirtin e tyre. Po duhet të i mbjellin dhe të i kultivojnë të gjitha traditat tona tek brezi ri, sepse ne nuk kemi nevojë për tradita perindimore dhe as për ato të lindjes, sepse kemi traditat tona që duhet të i kultivojmë dhe të i ruajmë sy dy sytë e ballit.