Komandanti i parë i KFOR-it: Në veri ekziston një grup kriminal multietnik, situata mund të përshkallëzohet
Në një intervistë ekskluzive për Albanian Post, Buhler thotë se edhe pas dy dekadave ende i ka në memorie emrat e grupeve kriminale që vepronin në Veriun e Kosovës.
Madje, thekson se edhe kishin grumbulluar shumë informacione të cilat më pas i janë dorëzuar EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
‘’Po. I mbaj mend mjaft mirë emrat. Ekziston një grup multietnik i kriminelëve që u pasuruan në këtë zonë pa pothuajse asnjë sundim të ligjit deri më sot. Ne mblodhëm shumë informacione të inteligjencës ushtarake dhe ia dhamë EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për ta shndërruar inteligjencën në prova, që mund të përdoren për të akuzuar këta kriminelë në gjykata’’, thotë Buhler.
Lexo Edhe:
Kurti për Financial Times: Beogradi vazhdon me ëndrrat e vjetra, por ne nuk frikësohemi! Perëndimi të na ndihmojë për anëtarësimin në BE dhe NATO
Këta janë 10 të maskuarit që u arrestuan të dielën në Prishtinë, në mesin e tyre edhe këngëtar
Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?
Gjenerali gjerman vuri në pah se ‘’sheh potencial përshkallëzimi’’, deri sa potencon se Kosova dhe Serbia janë shumë larg një akordi për pajtim.
‘’Por unë mendoj se nuk është koha për përshkallëzim, por për deeskalim dhe pajtim. Kur bëhet fjalë për pajtimin, kjo i drejtohet kryesisht, por jo ekskluzivisht lidershipit aktual politik në Beograd, veçanërisht atyre që ishin në një mënyrë apo në tjetrën pjesë të regjimit të Millosheviçit. Mendoj se shumë njerëz në Serbi dhe në Kosovë janë shumë më larg kur bëhet fjalë për pajtimin’’.
Buhler, ka qenë kritik edhe ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, duke shtuar se ‘’në shumë pjesë të shoqërive në Evropë, masa të tilla perceptohen si fëmijërore dhe qesharake’’.
‘’Por, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për ndikimin në opinionet evropiane dhe aftësinë e qeverisë serbe për ta përdorur atë në komunikimin e tyre strategjik. Kosova është dhe mbetet vend multietnik dhe është e përkushtuar ndaj vlerave evropiane, ky duhet të jetë mesazhi’’.