Kolumna

Ne luftojmë për popullin tonë dhe…e jo për pushtet

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Gjatë tërë kampanjës zgjedhore gjithnjë partitë politike luajnë me kartën e kombit, atdheut, popullit për të e përvetësuar elektoratin shqiptarë për të ua dhënë votat. Një gjë e bëjnë të gjitha partitë politke shqiptare në Maqedoninë Veriore e mbi të gjitha këtë betjejë e bëjnë kur janë në opozitë, por një gjë të tillë e bëjnë edhe ato që janë në pushtet ,sepse vetëm në këtë mënyrë mendojnë të arrijnë në pushtet të pozitës të mbeten në pushtet aty ku janë, sepse pos kësaj platforme tek partitë shqiptare nuk ka.
Gjatë kësaj kohe flakë për goje liderët dhe kandidat e tyre qoftë për deputetë apo kryetarë komunash flakë nxjerrin nga goja duke treguar atdhetrizëm dhe duke i premtuar popullit se këtë e këtë do e bëjmë ne nëse fitojmë votat nga elektorati shqiptarë. Ata aq trimëri tregojnë ndaj liderëve të partive të palës maqedonase dhe shkojnë deri tek ajo se qeveri pa shqiptarët kurr nuk do të formohet. Pasi përfundimit të zgjedhjeve synimi i tyre del në shesh se gjithë atë luftë që e kanë bërë gjatë zgjedhjeve e nxjerrin në shesh se nuk e kanë bërë për asgjë për ndonjë interes të shqiptarëve, por e kanë bërë që të e fusin kokën dhe b… e tyre në pushtet.
Është intresant jo që nuk bashkohen të gjitha së bashku dhe të i vënë kusht partive politike për të formuar qeverinë kushtet e pranimit do të jenë në interes të popullit të tyre që ua jep votën, por ndodhë e kundërta. Të gjithë liderët ose grupet negociuse zhvillojnë biseda veç e veç me liderët e palës dhe e ulin pazarin aq poshtë vetëm e vetëm të futen në pushtet dhe të marrin poste për vete.
Në këto çaste mundohen të bëjnë pazare edhe me djallin e jo me shqiptarin vetëm e vetëm të futen në qeveri pa asnjë kusht, por vetëm të jenë të përfaqësuara me ndonjë vend ministror ose…, por vetveten dhe asgjë për popullin që e mashtrojnë në kampanjat zgjedhore. Ajo që është edhe më e keqja se para palës tjetër gjithëçka thonë për njëra tjetrën dhe njëri del nga zyre e bisedimeve me palën maqedone e tjetri prit pasdere që të futet në zyra. Të gjitha veprojnë si dhelpra mos vallë po i bien dashit.