Maqedoni

Për tre ditë në linjën Shkup – Ohër janë arrestuar 20 persona tek të cilët është gjetur drogë

Në kuadër të aksionit “Verë e sigurt”, në periudhën prej 29 korrikut deri më 2 gusht 2022, nëpunësit policor nga Departamenti i policisë kriminale – Njësiti për trafikim ilegal të drogave, SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, SPB Ohër dhe SPB Gostivar, në aktivitete të përbashkëta të koordinuara me qëllim të zbulimit të kryerësve të veprave penale nga sfera e tregtisë së paligjshme të drogës, arrestuar 20 persona.

Si rezultat i veprimeve të ndërmarra në pikën pagesore Gostivar, gjatë kontrollit të personave dhe automjeteve më datë 29.07.2022 në ora 18:00, 24-vjeçarët A.A., V.T., A.P., S. T., të gjithë nga Shkupi, sepse tek A.P. u gjet një qese me marihuanë.

Më datë 30.07.2022 në ora 10:30, nga ana e inspektorëve të Departamentit për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë, tre personat e privuar nga liria janë: B.H.(19), B.S.(21) dhe K.I.(26) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të automjetit me të cilin kanë udhëtuar drejt B.H. dy qese me marihuanë. Pas dokumentimit të çështjes, ndaj tij do të bëhet parashtresa përkatëse.

Me datë 31.07.2022 rreth orës 00:20 në Ohër gjatë aktivitetit muzikor tek I.M (19) nga Manastiri iu gjet një plumb dhe një gëzhojë, ndërsa në orën 22:00 te F.N. (22) nga Manastiri iu gjet tabletë, ndërsa te K.A.(22) nga Shtipi i është gjetur marihuana. Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të rasteve do të dorëzohet parashtresa përkatëse.