Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,42% në raport me vendimin e datës 21.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,597 %, te nafta për 1,488 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,374 % dhe te mazuti për 2,738% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,011 den/kg dhe do të jetë 52,466 den/kg.
Nga data 23.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 96,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 99,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 96,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,466 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,263%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 23.7.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.