Talat Xhaferi nuk u tregua në nivel të detyrës, duhej të ja marë fjalën deputetit maqedonas që ofendoi Skënderbeun!
Shkruan: Xhelal Mustafa
Deputeti i partisë proruse “Levica” (shqip E Majta), Borisllav Kërmov gjatë fjalës në Kuvend rreth propozimit francez drejtoi disa akuza ndaj shqiptarëve, ndërsa nuk e la pa u futur edhe në histori.
“E gjithë familja e Skënderbeut ka emra serb. A do të hiqni dorë nga Skënderbeu”, tha Kërmov duke iu drejtuar deputetëve shqiptar në Kuvend.
Sipas Kërmov në vitin 2001 është devalvuar lufta për të drejta
“Lufta për të drejta e shqiptarëve u devalvua pas vitit 2001. Kjo është luftë për teritor“, u shprej ndër të tjerash deputeti Kërmov.
Opinioni shqiptar nuk e pati të lehtë të dëgjojë këto ofendime në transmetim të drejtperdrejtë, aq më tepër kur u thanë deri sa seancën e udhëhiqte, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Sipas mendimit tim, në këtë rast Talat Xhaferi nuk u tregua në nivel të përgjegjësisë së tij profesionale dhe kombëtare. Ai duhej të ja marë fjalën deputetit Kërmov dhe ti pengojë ofendimet ndaj Skenderbeut, sepse nuk kishin lidhje me debatin rreth propozimit francez.
Me këtë heshtje, Talat Xhaferi shtoi edhe më tepër dyshimet se partia e tij dhe Levica kanë marrëveshje të fshehtë për rritjen e rejtingut njëra tjetrës-njëra para elektoratit shqiptar, tjetra para elektoratit maqedonas.
Një marrëveshje e tillë nuk është në favor të shqiptarëve, e as të Maqedonisë së Veriut sepse në vlugun e luftës në Ukrainë, kryetari i Levicës ka vizituar Moskën. Mendoj se eshtë më shumë më mirë për BDI-në që rejtingun ta rrisë me punë konkrete, e jo me marrëveshje të fshehta me partitë maqedonase të stilit “ju na sulmoni neve, ne ju sulmojmë ju”.
Sado që në të kaluarën kjo politikë ka dhënë rezultate për partinë e z Xhaferi, në të ardhmen nuk besoj se do të sjellë ndonjë dobi për ta. Qytetarët kerkojnë punë konkrete, e jo fjalë boshe.
Me respekt, Xhelal Mustafa