Kush nga pushteti përgaditi skenar për ta dështuar votimin, kuorumin e shpëtoi ASH-ja!?
Dilema të shumta janë ngritur në opinion pas votimit të konkluzave për propozimin francez, pasi në sallë kishte vetëm 60 deputetë të shumicës. Qytetarë të shumtë dhe burime jozyrtare, ngrejnë dyshime se dikush nga pushteti ka tentuar që përmes mungesës së kuorumit të dështojë votimin dhe të shpëtojnë nga përgjegjësia eventuale.
Por këto plane u prishën nga deputetët e opozitës shqiptare. Deputetët e Aleancës për Shqiptarët njëjtë si në vitin 2017 edhe tani, me prezencën e tyre prishën skenaret, siguruan kuorumin dhe miratimin e konkluzave.