Shqipëri

Dibër, 28 vjeçari mbytet në liqen artificial

Një i ri është gjetur i pajetë në një vend të quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër”, në fshatin Çidhën të Dibrës (ana e Shqipërisë). Njoftohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 06:45.

28-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga nga familjarët dhe sipas dëshmive, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se i riu, B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/