Maqedoni

MPB: Protestat – Pesë të arrestuar dhe tre policë të lënduar

“INTERVENIMI ME KOHË SHMANGI INCIDENT MË TË MADH TEK SHESHI SKËNDERBEU”

Tre policë janë lënduar, kurse pesë persona janë arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme në rajonin që mbulon SPB-Shkup.

Përmes një komunikate të shoqëruar edhe me pamje nga arrestimet, MPB-ja njofton se dy policë janë lënduar gjatë incidentit afër përmendores së Skënderbeut, ku sic thuhet, me intervenim të shpejtë të policisë ishte shmangur një incident më I madh dhe se menjëherë është arrestuar E.J (40) nga Shkupi nën dyshimin se ka gjuajtur me armë.

Sipas policisë edhe tre persona janë privuar nga liria për shkak të hedhjes së gjësendeve të forta drejt policëve. Një polic ka marrë lëndime nga këto mjete para Kuvendit dhe është mbajtur për shërim në spital. Një person tjetër është ndaluar nga policia para një lokali në rajonin Qendër për shkak të xhirimit pa leje me dron.

Gjatë protestës para Kuvendit është regjistruar edhe ngjarja ku protestuesit janë përpjekjur të largojnë një grup të personave të maskuar që kanë shkaktuar incidente.

MPB-ja njofton se është privuar nga liria edhe personi I cili më 05 Korrik kishte gjuajtur bombë-molotov drejt ndërtesës së Kuvendit. Bëhet fjalë për J.S (18) nga Shkupi, I cili ishte identifikuar nga xhirimet dhe ka pranuar fajin. /KlanMacedonia/