ALEANCA PËR SHQIPTARËT FILLON FUSHATËN PËR HEQJEN E 20% NGA KUSHTETUTA DHE DEFINIMIN E GJUHËS SHQIPE
FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Lideri i ASH-së, Ziadin Sela pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u prononcua për media dhe theksin e vëndoi tek Gjuha Shqipe. Ai tha se gjatë hapjes së Kushtetutës do të insistojë në ndryshimin e definicionit të gjuhës shqipe. Raporton News33.tv.
Menjëherë pas kësaj deklarate të z. Sela, ASH dhe aktivistët e saj filluan fushatën për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe definimin e Gjuhës Shqipe.
Rikujtojmë se pas shtetësisë, ky është një tjetër premtim i ASH-së./News33.tv/