Maqedoni

Biznesmeni nga Tetova dënohet me tre vite burg për një milionë euro

Tetovari Bekim Azemi (48) është dënuar me tre vite burg për veprën “Mospagesë të akcizës”.
Në Gjykatën themelore në Veles ai u shpall fajtor, kurse gjykatësi Shefshet Ademi, kryesues i Këshillit pesëanëtarësh gjyqësor, i caktoi dënim me burg dhe obligimin për tia kompensuar shtetit dëmin në vlerë prej 62 milionë denarëve, shhkruan Sdk.mk.

I pandehuri Ademi në vitin 2019 në dy raste, përmes kompanisë së tij “Porto Velo” me seli në Veles, ka importuat gjithsej 35.650 kilogramë duhan të tharë të llojit “virxhinia” në vlerë 71 mijë euro, transmeton Almakos.
Duhani në vend se në depon e paraqitur në Veles, ka përfunduar në destinacion të panjohur në Shkup, ku edhe i janë humbur gjurmët.
Avokati i tij mbrojtës, Nikolla Gjorgjiev deklaroi se dënimi është i pabazë sepse duhani nuk ka qenë i grirë, por në gjethe të thara, andaj edhe nuk konsiderohet si mall për të cilin paguhet akcizë.

Edhe i akuzuari Azemi tha se nuk ndjehet fajtor.
“Nuk kam kryer asnjë vepër. Unë jam ndërtimtar dhe në vitin 2019 kam importuar duhan që më është marë si borxh”, tha Azemi në fjalën përfundimtare.

Arsyetimi i tij nuk u mor para sysh dhe deri sa dënimi të bëhet inplotfuqishëm, ai do të mbetet në burg.