Ministria për Shoqëri Informatike lehtëson punën e inspektorëve
Ministri për Shoqëri Informatike, Admirim Aliti sot ka nënshkruar një marrëveshje me drejtoreshën e Këshillit Inspektues, Daniela Rendevska për dhënie në shfrytëzim pa kompensim të programit softuerik për automatizim të procedurës dhe punës inspektuese.
“Kjo mbeshtetje përfshin:
– dokumentacionin teknik për zgjidhjen e avancuar softuerike,
– përgatitjen teknike për zgjidhjen softuerike për lidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave me institucionet tjera përmes platformës për interoporabilitet,
– kodin burimor për zgjidhjen softuerike,
– materiale trajnuese për shfrytëzues të zgjidhjes softuerike,
– materiale trajnuese për administratorë të zgjidhjes softuerike.
Në këtë mënyrë lehtësohen procedurat dhe puna e Këshillit Inspektues si dhe realizohet edhe njëra prej prioriteteve të Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës që ka të bëjë me proceset e digjitalizimit në institucionet shtetërore”, ka shkruar Aliti në Facebook duke dhënë detaje nga marëveshja e nënshkruar.