VIDEO / Intervistë me Arsim Hasanin, kryetar i ASH-së, dega në Kumanovë: Angazhohemi që të eliminojmë korrupsionin. Interes primar e kemi zgjidhjen e problemit të dy shkollave të mesme
Arsim Hasani sërish i është kthyer politikës. Së fundmi, ai u zgjedh kryetar i degës së ASH-së për Kumanovë. Në një intervistë për Open-TV, ai ka deklaruar se prioritet i tij dhe partisë që i takon është angazhimi për eliminimin e korrupsionit në vendin tonë.
Ai ka shtuar se prioritet e tij gjatë këtij mandati janë të shumta, por më primare do të jetë zgjidhja e problemit të dy shkollave të mesme në gjuhën shqipe, “Sami Frashëri” dhe shkolla e mesme teknike. Në vazhdim ju sjellim të plotë intervistën me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, dega në Kumanovë, Arsim Hasani.