Maqedoni: Mbi 14.500 aplikime për regjistrim në shkollat e mesme
“Mbi 14 mijë e 500 aplikime janë marrë në bazën e të dhënave në sistemin elektronik të aplikimit për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme, model që u prezantua për herë të parë këtë vit. E gjithë përgatitja nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe disponueshmëria e portalit të aplikimit, rezultoi në një proces dukshëm më të relaksuar krahasuar me të gjitha vitet e mëparshme dhe tashmë sot në mëngjes deri në orën 08.00 kemi aplikime të rreth 75% të të gjithë studentëve, ndërsa deri në fund të ditës presim që përqindja të arrijë deri në 90%”.
Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme për media, duke theksuar se turmat në shkollat e mesme në segmentin e aplikimeve janë zvogëluar, gjë që minimizoi pasigurinë dhe ankthin rreth rezultatit të regjistrimeve.
“Në datat 16 dhe 17 qershor, komisionet e shkollave do të kontrollojnë identitetin e të dhënave nga aplikimet me dokumentet e paraqitura dhe tashmë në datën 18 do të publikohen renditjet përfundimtare në tabelat njoftuese dhe faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha ministri.
Njëkohësisht ai bëri të ditur disa risi që janë planifikuar për vitin e ardhshëm, si E-ditari i përditësuar me funksionalitete më të lehta, serverë më të shpejtë që gjatë punës së mësuesve, që do t’u mundësojnë mësimdhënësve të punojnë pa probleme.